Indonezia goditet nga një tërmet 7,9 ballë, alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7,9 ballë të shkallës Rihter goditi sot ishullin Sumatra në pjesën perëndimore të Indonezisë duke paralajmëruar për një cunami të mundshëm.

hint okyanusu depremi ve tsunami-2004.jpg

Një tërmet me magnitudë 7,9 ballë të shkallës Rihter goditi sot ishullin Sumatra në pjesën perëndimore të Indonezisë duke paralajmëruar për një cunami të mundshëm, referuar një agjencie lokale.

“Epiqendra e tërmetit u regjistrua në rreth 10 kilometra thellësi dhe 808 km në juglpindje të qytetit Padang, ndërsa paralajmërimi për cunami përfshin disa zona në Sumatra, në perëndim dhe në veri, në mesin e së cilave dhe në provincën Aceh", saktësoi agjencia indoneziane e gjeofizikës BMKG.

Kurse alarmi i dhënë më parë për brigjet perëndimore të Australisë është anuluar.

Tërmeti me madhësi 9,1 ballës sipas shkallës Rihter që kishte goditur Ishullin e Sumatrës në vitin 2004 kishte shkaktuar cunami në Oqeanin Indian dhe në 5 vendet që lagen nga oqeani kishin humbur jetën mbi 230 mijë njerëz.

Indonezia është vendi më i madh ishullor i botës dhe gjendet në një zonë ku bashkohen vija të ndryshme të thyerjes tektonike dhe e njohur si Rrethi i Zjarrit në Paqësor.



Lajme të ngjashme