Siri – Pas armëpushimit jeta fillon të normalizohet në disa zona

Edhe pse vazhdon të jetë ende i brishtë në ditën e katërt të hyrjes në fuqi armëpushimi në Siri duket se u ka sjellë ndryshime të mëdha qytetarëve në jetën e përditshme.

suriye'deki iç savaş.jpg
Armëpushimi rikthen normalitetin në Siri
Armëpushimi rikthen normalitetin në Siri

Armëpushimi në Siri i arritur pas 5 vitesh hyri në ditën e tij të katërt. Konfliktet nuk kanë ndalur në çdo vend, por në rajonet ku ka mbizotëruar armëpushimi, jetesa tani është më e qetë. Çdo ditë shfaqen shenja jete në rrugicat e veshura me ngjyrë gri nga materialet inerte.

Gjatë 5 viteve të fundit Siria është bërë varr për më shumë se 260 mijë njerëz.

Konfliktet nuk kanë ndalur në çdo vend, por në rajonet ku ka mbizotëruar armëpushimi, jetesa tani është më e qetë.

Çdo ditë shfaqen shenja jete në rrugicat e veshura me ngjyrë gri nga materialet inerte.

Këto imazhe i përkasin Halepit, qytetit të dytë më me rëndësi në Siri.

Tezgat e fruta-perimeve të hapura para ndërtesave të djegura portretizojnë vuajtjen dhe dhimbjen 5-vjeçare në qytet.

Si do që të jetë jeta vazhdon për ata që i kanë mbijetuar luftës civile.

Ndërsa fëmijët bëjnë atë që dinë të bëjnë më së miri, të luajnë.

Një nga ndryshimet më të mëdha ka ndodhur në spitalet e Sirisë.

Personeli i shpëtimit dhe ai shëndetësor, të cilët punojnë me orë të gjata në mënyrë të tillë për të shpëtuar jetët e të plagosurve gjatë përleshjeve, morën frymë për herë të parë në mënyrë të qetë, aq sa nisi të ndryshojë edhe profili i pacientëve.

Pacientët, të cilët nuk mund të dilnin nga shtëpia për shkak të konflikteve, nisën të shkojnë dhe trajtohen nëpër spitale.

Tashmë edhe doktorët dhe ekipet e urgjencës kanë nisur të trajtojnë raste normale. Vetëm se vazhdon të ndjehet mungesa në pajisje dhe materiale mjekësore.

Bëhet e ditur se në zonat nën rrethim ka ende njerëz që humbasin jetën.

Kryetari i Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur se në zonat nën rrethim me “mijëra" njerëz mund të kenë vdekur nga uria.

Bëhet e ditur se afër gjysmë milionë persona janë në rrezik për jetën.

Brenda 5 ditëve të ardhshme planifikohet shpërndarja e ndihmave humanitare për afërsisht 150 mijë persona.

Përveç kësaj planifikohet që deri në fund të muajit mars të ndihmohen edhe 1 milionë e 700 persona në zonat e vështira të vendit.



Lajme të ngjashme