Iran – Të moderuarit fitojnë shumicën në Parlament dhe në Asamblenë e Ekspertëve
Të moderuarit, që udhëhiqen nga Presidenti Hasan Ruhani, kanë fituar mazhorancën në Parlamentin iranian, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
441751

Të moderuarit morrën 85 vende ndërsa konservatorët e moderuar 73, së bashku përbëjnë një shumicë në Parlamentin prej 290 vendesh.
Nga ana tjetër, konservatorët arritën të marrin vetëm 68 vende.
Të moderuarit në Iran fituan gjithashtu mazhorancën e vendeve në Asamblenë e Ekspertëve duke marrë 59 për qind, sipas të njëjtave burime.