Hungari – Opozitarët protestojnë politikat e Orbanit ndaj emigrantëve

Me mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin Budapest për të kritikuar politikat e Kryeministrit Viktor Oban për refugjatët.

Hungari – Opozitarët protestojnë politikat e Orbanit ndaj emigrantëve
macaristan başbakanı viktor orban meclis konuşma.jpg
macaristan göçmenler avusturya'ya gidiyor

Populli në Hungari ka protestuar kundër Kryeministrit Viktor Orban, i njohur për retorikat e tij kundër emigrantëve.

Protestuesit mbushën rrugët e kryeqytetit Budapest dhe thanë se politikat migruese të Orbanit po e largojnë vendin e tyre nga Bashkimi Evropian.

Hungaria, e cila është një nga ndalesat më të rëndësishme të emigrantëve që duan të mbërrijnë në Evropën Perëndimore, vitin e kaluar kishte ndërtuar një gardh të lartë me tel me gjemba në kufirin e saj me Serbinë dhe Kroacinë.

Kryeministri hungarez Viktor Oban gjithashtu mori vendimin për të çuar në referendum rekomandimin e Bashkimit Evropian në lidhje me kuotën e detyrueshme që Brukseli kërkon të zbatojë në shpërndarjen e azilkërkuesve ndërmjet vendeve anëtare.

Së fundmi Kryeministri Orban ka dhënë udhëzime për krijimin e një “vije mbrojtjeje" në kufirin me Rumaninë.

Deklarata e Orbanit:“Në rast nevoje do të mbrojmë të gjithë kufirin nga Sllovenia në Ukrainë", ka ngjallur reagimin e BE-së.



Lajme të ngjashme