Evropa përballet me valën më të madhe të refugjatëve

Ndërkohë që situata në kufirin grekomaqedonas është tensionuar, humnera brenda BE-së për çështjen e refugjatëve vazhdon të thellohet me deklaratat e papërgjegjshme që vijnë.

merkel.jpg
10-11/Files/UploadedImages/2118277562yunanistanbabakanalexiscipras.jpg

Me mundësitë që kishin arritën të bëjnë brirë dashi...

U përpoqën të shembin portën e kalimit kufitar të veshur me tela.

Durimi i migrantëve të mbledhur në kufirin grekomaqedonas i kaloi kufijtë. Të bllokuar në kushte të vështira për ditë të tëra migrantët nuk mund të duronin më.

Emigrantët që shpesh protestuan për hapjen e kufirit Greqi-Maqedoni këtë herë u përpoqën për të përmbysur gardhin e fundit me tela.

Ata që përpiqeshin të kalonin kufirin u përballën me gazin lotsjellës të policisë maqedonase.

Në ngjarje pati disa emigrantë të plagosur, kurse ata që u prekën më shumë nga gazi lotsjellës ishin fëmijët e migrantëve.

Pas mbylljes së kufijve të Maqedonisë më shumë se 6 mijë refugjatë kanë mbetur të bllokuar në kufirin grek.

Ndërsa në Athinë disa OJQ u mblodhën para Ambasadës së Austrisë për të mbështetur emigrantët.

Dhjetëra njerëz marshuan në rrugët e Athinës me slogane, ku shkruhej “Hapini kufijtë". Të gjitha këto zhvillime e thelluan akoma edhe më shumë mosmarrëveshjen mbi çështjen e migrantëve në Evropë.

Për incidentin në kufirin Greqi-Maqedoni, Kancelaria gjermane Angela Merkel fajësoi Austrinë.

Ndërsa Austria ia hedh fajin Greqisë.

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz tha: “Athina, dëshiron vetëm të transferojë më shumë emigrantë në Evropë".

Ndërsa Kryeministri grek Aleksis Cipras e ka cilësuar si “turp" qëndrimin e Austrisë ndaj krizës së emigrantëve.

Ndërkaq edhe në qytetin Calais të Francës ka nisur shpërndarja e një kampi, ku 4 mijë emigrantë ishin mbledhur me synimin për të kaluar në Angli.



Lajme të ngjashme