Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zviceranët kundër dëbimit të menjëhershëm të kriminelëve të huaj

Pjesa dërrmuese e zgjedhësve zviceranë janë shprehur kundër propozimit të diskutueshëm të së djathtës populiste UDS për deportimin në mënyrë të menjëhershme të kontigjentit të kriminelëve me kombësi të huaj, referuar rezultateve të para të votimit.

Zviceranët kundër dëbimit të menjëhershëm të kriminelëve të huaj

Tendenca është kundër nismës së ndërmarrë, sipas numërimit paraprak të votave, cituar nga Instituti i sondazheve gfs.bern.

Rezultatet e para priten të publikohen në mesditë e më pas për t'u finalizuar rreth mbrëmjes, ndërsa në të kaluarën ato nuk kanë pësuar ndryshime me publikimet e rezultateve fillestare, sqaroi për median një zyrtar i Institutit.

Në Gjenevë, zgjedhësit kanë kundërshtuar iniciativën me 63,71 për qind, të cilët janë shprehur kundër këtij vendimi, referuar rezultateve të para të pjesshme zyrtare.



Lajme të ngjashme