Armëpushimi në Siri mbushi ditën e tij të dytë

Edhe pse vazhdojnë të vijnë lajmet se forcat e regjimit dhe ato ruse vazhdojnë të godasin disa zona nën kontrollin e opozitarëve të moderuar, është vërejtur një ulje e dukshme në përleshje.

Armëpushimi në Siri mbushi ditën e tij të dytë

Bëhet e ditur se forcat e regjimit vazhdojnë sulmet në Hama dhe Humus, ndërsa avionët luftarakë rusë vazhdojnë të sulmojnë disa rajone në veri të Halepit.

Një pjesë e vogël e sulmeve janë kryer ndaj zonave nën kontrollin e DAESH dhe Al Nusra, ndërsa shumica e sulmeve është kryer ndaj zonave nën mbikëqyrjen e opozitës së moderuar.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan De Mistura bëri të ditur se në rast se armëpushimi nuk rezulton i suksesshëm, raundi i ardhëm i bisedimeve për paqe do të jetë në 7 mars.

Në luftën civile të Sirisë kanë vdekur më shumë se 270 mijë persona, ndërsa më shumë se gjysma e popullatës të këtij vendi u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.



Lajme të ngjashme