Zvicër-Referendum për deportimin e menjëhershëm të të huajve

Votuesit zviceran sot dalin në referendumin lidhur me propozimin e Partisë Nacionaliste të Djathtë.

Zvicër-Referendum për deportimin e menjëhershëm të të huajve

Votuesit zviceran sot dalin në referendumin lidhur me propozimin e Partisë Nacionaliste të Djathtë, i cili nëse kalon, nënkupton lejen për deportim të menjëhershëm të të huajve të cilët kryejnë vepër penale, qoftë edhe veprën më të vogël.

Referendumi vjen pas nismave nga vitet e kaluara të cilat bënin thirrje për masa më të rrepta kundër të huajve.

Në bazë të anketave të fundit, rezultati është i paqartë dhe pasigurtë, pasi gati gjysma e popullatës përkrahë nismën e Partisë Popullore të Djathtë (SVP) e cila bën thirrje për deportim të të huajve pavarësisht sa gjatë kanë jetuar në Zvicër.

Ligji i propozuar nga SVP ka të bëjë me deportimin e të huajve për veprat e dhunimit seksual, vrasje, tregti me qenie njerëzore, por edhe për falsifikim të dokumenteve dhe vandalizëm. Masat e tilla, siç thanë më herët në SVP, do të ulin shkallën e kriminalitetit në vend.

Siç thuhet, të dhënat policore nga viti 2014 tregojnë se mbi gjysma e të dënuarve për vepra penale kanë qenë të huaj, ndërkohë që propozimi u kritikua nga kundërshtarët sipas të cilëve referendumi shkel konceptin demokratik të Zvicrës.



Lajme të ngjashme