TRT pasqyron në ekranin e saj përvjetorin e 24-t të masakrës së Hocali-së

Transmetimet e veçanta nga Hocali të TRT Haber dhe TRT Avaz bënë një jehonë të gjerë në televizionet e Azerbajxhanit.

TRT pasqyron në ekranin e saj përvjetorin e 24-t të masakrës së Hocali-së

TRT Haber dhe TRT Avaz falë transmetimeve të veçanta në Azerbajxhan dhe Turqi kanë bërë të dëgjohet zëri i Hocali-së.

Me rastin e përvjetorit të masakrës Përfaqësuesi i TRT-së në Baku Yıldıray Arslan si dhe Koordinatori i Kanalit TRT Avaz Murat Akkoç ishin të ftuar në kanalin kombëtar të Azerbajxhanit në programin “Dita e Re".

Koordinatori i Kanalit TRT Avaz Murat Akkoç i ka përcjellë vëllezërve azerbajxhanas përshëndetjet dhe homazhet e Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së Şenol Göka për masakrën e Hocali-së.

Akkoç shprehu gjithashtu ndjeshmërinë e TRT-së ndaj kësaj masakre.

Përfaqësuesi i TRT-së në Baku Yıdıray Arslan tha se janë munduar që zëri i heshtur i Hocalisë të dëgjohet kudo.



Lajme të ngjashme