Jatseniuk akuzon Poroshenkon për bllokimin e reformave

Në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Kryeministri ukrainas, Arseni Jatseniuk akuzoi të premten presidentin Petro Poroshenko dhe kampin e tij për bllokimin e reformave ekonomike që synojnë nxjerrjen e vendit nga ngë

Jatseniuk akuzon Poroshenkon për bllokimin e reformave

Kryeministri ukrainas, Arseni Jatseniuk akuzoi të premten presidentin Petro Poroshenko dhe kampin e tij për bllokimin e reformave ekonomike që synojnë orientimin e vendit drejt një dalje të mundshme nga ngërçi politik, në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung".

“Kam paguar një çmim të lartë", theksoi kryeministri, popullariteti i së cilit është në rënie të lirë pasi i shpëtoi më 16 shkurt një mocioni mosbesimi. Presidenti Poroshenko më kot kishte kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, pasi rezultoi një vendim i lënë pezull.

“Kam avancuar më tej në procesin e reformave për tregun e gazit, kontribues në shpëtimin e buxhetit dhe nuk kam sulmuar kurrë partinë e presidentit", u shpreh Jatseniuk, i cili ka bërë hapa përpara në luftën kundër korrupsionit.

Këto reforma janë thelbësore për ekonominë e Ukrainës, nën ndikimin e ndihmës perëndimore.



Lajme të ngjashme