Biden kritikon fjalimin antimeksikan të Donald Trump

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden gjatë një vizite në Meksikë kritikoi fjalimin antimeksikan të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, duke e cilësuar si të rrezikshëm.

Biden kritikon fjalimin antimeksikan të Donald Trump

“Disa retorika që vijnë nga disa kandidatë presidencialë nga ekipi tjetër, janë, mendoj unë, të rrezikshme, të dëmshme dhe jashtëzakonisht të pamenduara”, deklaroi Biden për fjalët e Trump, i cili kishte deklaruar se do të ndërtojë një mur në vend të rrethimit aktual me tela mes Meksikës dhe ShBA-së nëse do të zgjidhet.

Duke u shprehur në krahë të ministrit meksikan të Financave dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë, Joe Biden shtoi se “Ai nuk përfaqëson aspak, por krejtësisht aspak shumicën e amerikanëve”.

Zëvendëspresidenti amerikan ndodhet në Meksikë në një vizitë dy ditore, me rastin e negociatave tregtare mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme