Athina nuk i jep takim zyrtar ministres austriake

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme greke konfirmoi informacionin e agjencisë zyrtare të lajmeve ANA, sipas së cilës Athina ka kundërshtuar të presë zyrtarisht ministren austriake.

Athina nuk i jep takim zyrtar ministres austriake

Greqia refuzoi pritjen e ministres së Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner, bënë të ditur burime zyrtare, në një klimë me tensione të larta midis dy vendeve për shkak të krizës së migrantëve.

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme greke konfirmoi informacionin nga agjencia zyrtare e lajmeve ANA, sipas së cilës Athina ka kundërshtuar të presë zyrtarisht ministren austriake.

Athina një ditë më parë thirri ambasadoren e Austrisë për zhvillimin e konsultimeve, në formë mosaprovimi kundër organizimit nga ana e Austrisë të një takimi të vendeve të Ballkanit, temë kryesore kriza migratore, ku ishte përjashtuar pjesëmarrja e Greqisë.

Tensione të larta midis Greqisë dhe Austrisë ndikuan negativisht në takimin e një dite më parë në Bruksel të vendeve të BE-së, të detyruar t'i japin fund mosmarrëveshjeve për çështjen e fluksit të migrantëve që rrezikon të zgjerohet në një krizë humanitare në përmasa të mëdha.



Lajme të ngjashme