Amerika paraqet rezolutën në OKB për sanksione të tjera kundër Phenianit

Uashingtoni do të paraqesë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë për ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut pas testit të saj të katërt bërthamor.

Amerika paraqet rezolutën në OKB për sanksione të tjera kundër Phenianit

Uashingtoni dhe Pekini bënë të ditur një ditë më parë për një marrëveshje të mundshme për tekstin e propozuar, pas gjashtë javë bisedimesh me intensitet të lartë.

“Ambasadorja amerikane Samantha Power synon të parashtrojë në Këshill një projektrezolutë për vendosjen e sanksioneve në formë kundërpërgjigjeje për testin e fundit bërthamor dhe lëshimin e një rakete balistike”, deklaroi ndihmëszëdhënësi i misionit amerikan, Kurtis Cooper.

Fjalët Kyçe: SHBA , Korea e Veriut , Kurtis Cooper

Lajme të ngjashme