SHBA – Obama: Guantanamo të mbyllet pasi kërcënon sigurinë amerikane

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi të martën se burgu i Guantanamos në Kubë duhej të mbyllej pasi kërcënonte seriozisht sigurinë amerikane dhe se organizatat terroriste e përdornin atë për qëllime propagande.

438219
SHBA – Obama: Guantanamo të mbyllet pasi kërcënon sigurinë amerikane

"Jam plotësisht i vendosur për mbylljen e tij", deklaroi Obama për këtë burg që tani strehon vetëm 91 të burgosur.

"Mbyllja e burgut do të eliminojë një burim propagande dhe do t'i kursejë qeverisë amerikane 85 milionë dollarë në vit", theksoi ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë paraqiti pasditen e të martës projektin e ardhshëm të mbylljes së burgut ushtarak të Guantanamos.

Obama do të përballet në Kongres për këtë çështje me republikanët, që dominojnë këtë krah të organit ligjvënës amerikan dhe që janë kundër mbylljes së kësaj qendre.



Lajme të ngjashme