Efekti i Vodkës, rusët godasin gabimisht terroristët e YPG-së

Avionët rusë që vazhdimisht marrin në objektivë civilët në Siri, këtë radhë gabuan shënjestrën dhe në operacionin e tyre ajror goditën terroristët e YPG-së.

Efekti i Vodkës, rusët godasin gabimisht terroristët e YPG-së
Rusia godet gabimisht pozicionet e YPG-së në Siri
Rusia godet gabimisht pozicionet e YPG-së në Siri

Rusia godet gabimisht një bazë të organizatës terroriste YPG në Siri.

Sipas lajmit të gazetës “Star", avionët rusë që vazhdimisht marrin në objektivë civilët në Siri, këtë radhë gabuan shënjestrën dhe në operacionin e tyre ajror goditën terroristët e YPG-së.

Terroristët në fjalë që patën shumë humbje, përjetuan një tronditje dhe habi të madhe.

YPG-ja reagoi ashpër ndaj regjimit të Esadit dhe Rusisë me të cilat bashkëpunon.

Nga ana tjetër pilotët rusë deklaruan se bënë një gabim në përcaktimin e koordinatave.

Kurse regjimi sirian, duke theksuar se pilotët rusë bëjnë shpesh gabime të tilla, bënë të ditur se pilotët rusë ditë më parë kishin shkatërruar gabimisht një depo të rëndësishme armësh që i përkiste regjimit të Esadit.



Lajme të ngjashme