Ukraina sërish e trazuar në 2-vjetorin e “Ngjarjeve të Sheshit”

Protestuesit e mbledhur në sheshin kryesor të Kievit për të evokuar ngjarjet e vitit 2014 që sollën rrëzimin e pushtetit të Yanukoviçit, sulmuan filialet e bankave ruse.

Ukraina sërish e trazuar në 2-vjetorin e “Ngjarjeve të Sheshit”

Në fund të vitit 2013 në Kiev filluan protestat proevropiane si reagim i anulimit që Kryetari i Shtetit i asaj kohe në Ukrainë, Viktor Yanukoviç, i bëri marrëveshjes së partneritetit me Bashkimin Evropian.

Gjatë përleshjeve mes forcave të policisë dhe demonstruesve në protestat që vazhduan për ditë të tëra kishin humbur jetën më shumë se 100 persona.

Për shkak të përshkallëzimit të trazirave Yanukoviç u largua për në Rusi.

Dhe menjëherë pas kësaj Rusia aneksoi Krimenë.

Më pas në lindje të vendit, separatistët pro-rusë nisën përleshje të ashpra me armë të rënda kundër pushtetit qendror.

Që prej asaj date konfliktet mes palëve në rajon ende vazhdojnë.

Gjatë përvjetorit të “Ngjarjeve të Sheshit" në Ukrainë kryeqyteti i vendit, Kiev u turbullua përsëri.

Demonstruesit anti-rusë bastisën degët e bankave ruse në Kiev. Protestuesit e zemëruar qëlluan objektet e bankave me gurë dhe thyen xhamat dhe natën e kaluan jashtë.

Personat që kishin humbur jetën para dy vitesh gjatë përleshjeve u përkujtuan në kuadër të një aktiviteti të quajtur “Njëqind Heronjtë e Parajsës".

Protestuesit bënë një marshim me një pjesëmarrje të madhe dhe vendosën lule në vendin e ngjarjeve në kujtim të aktivistëve të vdekur.

Fjalët Kyçe: Ngjarjet e Sheshit , Ukrainë , Kiev

Lajme të ngjashme