SHBA-PYD edhe zyrtarisht është krahu i PKK-së në Siri

Në faqen e internetit të institucionit i cili mbledh informacionet mbi luftën kundër terrorizmit, PYD konsiderohet si krahu i organizatës terroriste PKK në Siri.

SHBA-PYD edhe zyrtarisht është krahu i PKK-së në Siri

Edhe pse zyrtarë të lartë të SHBA-së deklarojnë se PYD/YPG është ndryshe nga organizata terroriste PKK, në faqen e internetit të institucionit i cili mbledh informacionet mbi luftën kundër terrorizmit, PYD konsiderohet si krahu i organizatës terroriste PKK në Siri.

Në ueb-faqen e Qendrës Kombëtare Antiterrorizëm (NCTC) e cila merret me mbledhjen e informacioneve mbi grupet terroriste dhe analizimin e tyre, në një artikull me titull ''grupet terroriste'' jepen informacione mbi përbërjen e organizatës terroriste PKK të cilat janë mbledhur nën titullin KGK.

Në tekst krahas informacioneve mbi aktivitetin e kësaj organizate terroriste shkruhet edhe mbi praninë e saj në veri të Sirisë. Artikulli e emërton praninë e kësaj organizate terroriste në Siri me emrin PYD dhe shton se ajo është krahu i armatosur i KGK në këtë vend.



Lajme të ngjashme