Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Autori i vrasjes së gjashtëfishtë në SHBA nuk ka dosje kriminale

Policia ka reduktuar numrin e të vdekurve në gjashtë në sulmet e rastit në tri lokacione në qarkun Kalamazoo të shtetit amerikan Michigan.

Autori i vrasjes së gjashtëfishtë në SHBA nuk ka dosje kriminale

Policia ka reduktuar numrin e të vdekurve në gjashtë në sulmet e rastit në tri lokacione në qarkun Kalamazoo të shtetit amerikan Michigan.

Jeff Hadley nga Departamenti i Sigurisë Publike tha se 14-vjeçarja, e cila nga zyrtarët mjekësorë u deklarua e vdekur, ende është gjallë, por se gjendja e saj është shumë e rëndë. Prandaj policia reduktoi numrin e të vdekurve në gjashtë në sulmet e rastit në tre lokacione në qarkun Kalamazoo të Michiganit.

Dyzet e pesë-vjeçari i bardhë Jason Dalton, për të cilin u konfirmua se nuk ka dosje kriminale, u arrestua menjëherë pas incidentit, dhe besohet se nuk kishte në shënjestër njerëzit e qëlluar por se ka shtënë në mënyrë të rastësishme.

Policia ka gjetur se "tërbimi tmerrues", ka filluar në orën gjashtë të mëngjesit, sipas kohës lokale, pjesët lindore të qytetit, ku Dalton ka shtënë me disa plumba drejt një gruaje që është plagosur rëndë.

Zëvendës sherifi i qarkut të Kalamazoo-s, Paul Matyas ka thënë se pas më shumë se katër orë, 25 kilometra nga vendi i krimit të mëparshëm u vranë babë e bir në sallonin e makinave. Ndërsa pesëmbëdhjetë minuta më vonë, pesë persona, përfshirë edhe vajzën 14-vjeçare, që u qëlluan në parkingun e një restoranti.

"Ka të ngjarë se bëhet fjalë për rastin më të keq të mundur, dikush nget makinën përreth dhe shti me armë. Këto janë vrasje të rastit", tha Matyas.

Ai tha se i dyshuari nuk ka rezistuar gjatë arrestimit dhe se në automjetin e tij është gjetur një armë.

"Kërcënimi për publikun u largua", tha zëvendës sherifi i qarkut Kalamazoo.

Kalamazoo, ku jetojnë rreth 75 mijë banorë, ndodhet 250 kilometra në perëndim të Detroitit, kryeqytetit të shtetit federal Michigan.


Fjalët Kyçe: sulm , Kalamazoo , Michigan , Detroit , SHBA

Lajme të ngjashme