Amnesty International: Rusia po kryen krime lufte në Siri

Rusia javët e fundit është duke organizuar sulme të vetëdijshme ndaj vendbanimeve, shkollave dhe spitaleve në Siri.

Amnesty International: Rusia po kryen krime lufte në Siri

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International) tha se Rusia po kryen krime lufte në Siri.

Drejtuesja e Programit të Ndërhyrjes për Krizat pranë Amnesty International Tirana Hassan, në një vlerësim në televizionin Sky News tha se Rusia është përgjegjëse e disa nga krimeve më të frikshme të luftës të kryera viteve të fundit.

Hassan në fjalën e saj tha se Rusia javët e fundit është duke organizuar sulme të vetëdijshme ndaj vendbanimeve, shkollave dhe spitaleve në Siri. Ajo theksoi se këto sulme ende janë duke vazhduar.

''Rusia është përgjegjëse për disa nga krimet e luftës më të tmerrshme të kryera kohët e fundit'' tha Hassan ndërsa vijoi duke thënë se vetëm ndihma ndaj regjimit të Asad i cili godet çdo ditë civilët në Siri është një krim lufte më vete.

Hassan në fjalën e saj është shprehur gjithashtu duke thënë se këta dy vende nuk mjaftohen me kaq dhe se ata sulmojnë edhe autokolonat të cilat mbartin të plagosur.

Edhe pse Moska nuk pranon që ka sulmuar qendra të banuara, spitale dhe shkolla pamjet pas sulmeve dhe deklarata e personelit humanitar atje tregojnë të kundërtën ka thënë Hassan dhe ka theksuar se krimet e luftës të Rusisë në Siri janë shumë të dukshme.



Lajme të ngjashme