Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Samiti i BE-së për refugjatët, izolohet Austria

Një debat i ashpër u zhvillua dje në mbrëmje gjatë samitit të liderëve të vendeve anëtare kushtuar krizës së refugjatëve, me tensione të ashpra për vendimet e Vjenës që u konsideruan të njëanshme dhe jo të dakorduara në nivel evropian.

Samiti i BE-së për refugjatët, izolohet Austria

Liderët thanë se këto vendime kishin shkelur ligjet evropiane dhe ndërkombëtare, në veçanti Marrëveshjen e Gjenevës, e konsideruar si gur kilometrik që duhej të mbrohej.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker refuzoi vendimin austriak duke thënë se "nuk më pëlqen".

Ndërkohë, në një letër dërguar ministres së Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner, eurokomisioneri për Imigracionin, Dhimitris Avramopulos, e konsideroi numrin e pranimit të refugjatëve nga ana e Austrisë, vetëm 80 aplikime si "aspak të përshtatshëm me detyrimet e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar".

"Ju ftoj ta rishqyrtoni atë", thekson Avramopulos në letrën e tij.

Kryeministri italian, Matteo Renzi paralajmëroi se "ne nuk mendojmë të mbyllim Brennerit, që është një nga kalimet simbolike të Evropës".

Gjermania e konsideroi si "dritëshkurtësi" vendimin austriak.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se vendi i tij kishte gati katër nga pesë pikat e pritjes së refugjatëve, çka sipas tij tregonin qëllime e mira të Greqisë. Ai bëri edhe një shfaqje force kur tha se nuk do ta firmoste projektrezolutën e samitit.

Sidoqoftë, kancelari austriak, Werner Fayman paralajmëroi gjatë ditës se Vjena do ta ruante qëndrimin e saj.

"Nga këndvështrimi politik, është e pamendueshme se ne mund të mirëpresim gjithë azilkërkuesit e Evropës", deklaroi ai.

Masat e Austrisë dominuan edhe një parasamit të organizuar me liderët e Ballkanit, kroatin Tihomir Oreshkoviç, sllovenin Miro Cerar, serbin Tomislav Nikoliç dhe maqedonasin, Gjorge Ivanov.

Katër liderët ballkanikë shprehën shqetësimin e tyre për planin e Vjenës.

Beogradi tha se do të sillej si Vjena. "Serbia do të bëjë atë që do të bëjë Vjena", tha ministri i ngarkuar për refugjatët, Aleksandar Vulin.

"Në fillim të marsit, ne do të organizojmë një samit të jashtëzakonshëm me Turqinë për këtë problem", tha në fund të samitit kancelarja gjermane, Angela Merkel duke shtuar se data nuk ishte vendosur ende për shkak të mungesës së kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, pas atentatit të së mërkurës në Ankara ku humbën jetën 28 persona.



Lajme të ngjashme