Italia kërkon nga BE-ja të ruajë Schengen-in

Në një deklaratë që bëri të enjten në Athinë kryediplomati italian Paolo Gentiloni tha se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet në mbajtjen e Traktatit të Schengen dhe të rishikojë rregullat e traktatit të Dublinit.

Italia kërkon nga BE-ja të ruajë Schengen-in

Bashkimi Evropian duhet të angazhohet në mbajtjen e Traktatit të Schengen dhe të rishikojë rregullat e traktatit të Dublinit, deklaroi të enjten në Athinë, Paolo Gentiloni, ministri italian i Punëve të Jashtme.

“Ne presim një angazhim të fortë nga BE-ja kundër zgjidhjeve të jashtëzakonshme të disa vendeve, që mund të kenë pasoja të pakthyeshme për Traktatin e Schengen, si dhe angazhimin e Komisionit që të ndryshojë Traktatin e Dublinit”, deklaroi Gentiloni në përfundim të një bisede me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Komisioni Evropian konsideron se çelësi i bllokimit të fluksit migrator është përforcimi i kontrollit të kufijve të jashtëm dhe për këtë i ka kërkuar Greqisë, hyrja kryesore e migrantëve për në Evropë, që të rregullojë në tre muaj problemet serioze në menaxhimin e pritjes dhe të regjistrimit të migrantëve.

Nëse Greqi dështon në përmbushjen e detyrimeve të saj, BE-ja mund të aktivizojë një masë të pazakontë të traktatit të Schengen që synon rivendosjen e kontrollit të kufijve në një ose disa vende për një periudhë, të rinovueshme, gjashtë mujore për dy vite maksimumi.



Lajme të ngjashme