Vjena akuzon Parisin për mungesë solidariteti për çështjen e emigrantëve

Zëvendëskancelari Reinhold Mitterlehner u shpreh me tone kritike për mos vullnetin e Parisit ndaj një mekanizmi të përhershëm të ndarjes së refugjatëve në Bashkimin Evropian, një propozim i bërë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

435123
Vjena akuzon Parisin për mungesë solidariteti për çështjen e emigrantëve

“Ne duhet të jemi të bindur nëse ka një shpërndarje të drejtë të kontingjentit të refugjatëve dhe solidaritet evropian. Jemi në dijeni se koalicioni i vendeve vullnetare, përfshirë Francën, e cila njoftoi disa ditë më parë se do të pranonte vetëm një kuotë të përcaktuar prej 30 000 refugjatësh, dëshmoi në një farë mënyrë se ky solidaritet nuk ekziston aspak”, u shpreh ai për radion publike austriake ”OI”.

”Zbatimi i kuotave dhe kontrolleve kufitare është i pashmangshëm brenda hapësirës Schengen, nëse nuk ka koalicion të vendeve që ofrojnë solidaritet, të gatshëm për të sistemuar të gjithë bashkë kontingjentin e refugjatëve”, nënvizoi ministri konservator.


Fjalët Kyçe: #Vjena , #Austri , #Paris

Lajme të ngjashme