Vendet e Evropës Lindore kundër zgjidhjes së krizës së refugjatëve me Turqinë

Kryeministri i Austrisë, Werner Faymann tha se disa vende të lindjes së Evropës dalin kundër zgjidhjes së krizës së refugjatëve me ndihmën e Turqisë.

434833
Vendet e Evropës Lindore kundër zgjidhjes së krizës së refugjatëve me Turqinë
mekadonya göçmen.jpg

Kryeministri i Austrisë, Werner Faymann foli në lidhje me krizën e refugjatëve.

Ai kritikoi Planin B, mbi të cilin po punojnë disa vende të Evropës Lindore, Republika e Çekisë, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, për të marrë nën kontroll valën e refugjatëve.

-“Çfarë do të bëjmë në muajin maj, kur 100 mijë gra, fëmijë e burra të vijnë para gardit me tela? Ky Plan B është më i keq se sa masat që kemi kërkuar Bashkimit Evropian të marrë",- u shpreh Faymann.

Fayman cilësoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ndodhen në pjesën lindore të Unionit janë kundër zgjidhjes së krizës së refugjatëve me ndihmën e Turqisë.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë njoftoi se për të ngadalësuar dyndjen e refugjatëve kufirin do ta hapin vetëm për 80 emigrantë në ditë.

Por pavarësisht kësaj bëhet e ditur se çdo ditë 3 mijë e 200 emigrantë do të lejohen të kalojnë në vendet fqinje.

Ndërsa në Slloveni parlamentit i është propozuar të ndërhyrë për të nxjerrë një ligj për angazhimin e njësive ushtarake me qëllim për t'u ardhur në ndihmë punonjësve të sigurisë në kufi.


Lajme të ngjashme