Gjermani – Vazhdon gjyqi kundër NSU-së

Në Gjykatën e Lartë të Landit të Mynihut u mbajt seanca e 260-të e gjyqit, me të pandehur organizatën terroriste NSU (ose e njohur edhe si Ilegaliteti Nacional-Socialist) dhe që gjatë viteve 2000-2007 kjo organizatë ka vrarë 10 persona, 8 prej tyre turq.

435104
Gjermani – Vazhdon gjyqi kundër NSU-së

Gjatë seancës gjyqësore, Jens.L, i cili u dëgjua si dëshmitar nga trupi gjykues, nuk iu përgjigj pyetjeve që kishin të bënin me lidhjet e tij me organizatat e krimit të organizuar, duke deklaruar se një gjë e tillë do ti vinte jetën në rrezik.

Jens L. më herët kishte qenë lider i bandës në Landin Thüringen, ku organizata terroriste NSU kishte qenë aktive, dhe ishte burgosur edhe më parë për furnizimin me armë të grupeve ekstremiste të djathta, tha se ai është babai i një vajze dhe për ta mbrojtur atë nuk mundet ti japë gjykatës informacione mbi emra apo adresa.

Trupi gjykues duke marrë vendimin për caktimin e një avokati mbrojtës për Jens.L bëri të ditur se seanca dëgjimore do të shtyhet për një datë të mëvonshme.



Lajme të ngjashme