Austria kufizon regjistrimin e emigrantëve në territorin e saj

Austria do të kufizojë duke nisur nga dita e premte hyrjen e migrantëve në territorin e saj me 80 regjistrime ditore të azilkërkuesve, njoftoi ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner.

Austria kufizon regjistrimin e emigrantëve në territorin e saj

Vendi kryesor i kalimit në Evropën Qendrore, republika e vogël alpine do të bllokojë në kufijtë e saj migrantët që tejkalojnë kuotat e përcaktuara.

Mikl-Leitner parashikoi se masa që do të qëndrojë në fuqi, deri në një njoftim të ri që mund të shkaktojë një mbipopullim në kufirin slloven, nga ku mbërrijnë aktualisht thuajse pjesa më e madhe e migrantëve, dhe Austria ka vendosur një ekip të konsoliduar për monitorimin e situatës.

Pasi ka akomoduar rreth 90 mijë migrantë në vitin 2015 ose më shumë se një për qind të popullsisë së saj dhe ka përcjellë kalimin tranzit të qindra mijëra drejt Gjermanisë, Austria vendosi të kufizojë numrin e ri të azilkërkuesve deri në 37 500 këtë vit.


Fjalët Kyçe: Austri , Evropa Qendro , Gjermani

Lajme të ngjashme