Obama: Rusia, pjesë e shkatërrimit të Sirisë

Barak Obama në fjalën mbajtur në samitin e liderëve të ASEAN në Kaliforni, tha se pavarësisht marrjes së fundit të disa territoreve nga forcat e regjimit të ndihmuar nga rusët, ende tre të katërtat e vendit mbeten nën kontrollin e forcave tjera.

Obama: Rusia, pjesë e shkatërrimit të Sirisë
obama - abd, asean zirvesinde.jpg
obama - abd, asean zirvesinde2.jpg

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se nuk ka iluzione se marrëveshja për "ndalimin e dhunës" në Siri do të sjellë paqe të qëndrueshme për këtë popull "zemërthyer".

Duke folur në samitin e liderëve të ASEAN në Kaliforni, Obama tha se Rusia ishte "pjesëmarrëse në shkatërrimin e Sirisë", dhe se atje do të mbetet e zhytur në "baltë të gjallë".

Presidenti amerikan ka shtuar se pavarësisht pushtimeve të fundit të disa territoreve të marra nga forcat e regjimit të presidentit sirian, Beshar Esad, të mbështetura këto edhe nga sulmet ushtarake ruse, ende tre të katërtat e vendit mbeten nën kontrollin e forcave të tjera.



Lajme të ngjashme