Merkel kërkon unanimitet evropian në çështjen e refugjatëve

Kancelarja gjermane u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë për një nismë të përbashkët për krizën migratore në samitin që pritet të zhvillohet nesër.

434520
Merkel kërkon unanimitet evropian në çështjen e refugjatëve

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje udhëheqësve evropianë për një nismë të përbashkët për krizën migratore në samitin që pritet të zhvillohet nesër, ndërsa politika e hapur e Gjermanisë po ngjall kritika gjithnjë e më të ashpra.

“Së pari duhet të kemi një qëndrim të përbashkët, kryesisht në mënyrën se si dëshirojmë t'i mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm përballë fluksit të migrantëve", deklaroi ajo në një konferencë shtypi në Berlin.

“Ne e kemi si një mënyrë të zakonshme në Evropë që për disa çështje të marrim kohën e nevojshme për t'i pranuar dhe vënë në zbatim por kjo kërkon mobilizim, këtë fakt dëshiroj të përmbush për arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta, në samitin e Brukselit", shtoi ajo.

Kancelarja gjermane gjithnjë e më tepër po ndihet e izoluar në mesin e Bashkimit Evropian për çështjen e refugjatëve.



Lajme të ngjashme