Gjermani – Arrestohet një terrorist i PKK

Policia gjermane ka vënë në pranga terroristin Muhsin K., i njohur me pseudonimin “Delil”, dhe në kërkim me akuzën e rekrutimit të anëtarëve të rinj dhe grumbullimin e haraçit në disa qytete të Gjermanisë për PKK-në.

434481
Gjermani – Arrestohet një terrorist i PKK

Në Gjermani është kapur Muhsin K., një drejtues i nivelit të lartë i organizatës terroriste PKK dhe që kërkohej nga organet e drejtësisë.

Personi me inicialet M.K. ndiqej për një kohë të gjatë nga forcat e rendit deri sa u kap nga policia e Landit Renani Verior-Vestfali dhe Landi i Baden-Württembergut.

Terroristi 45-vjeçar i njohur me kodin 'Delil' akuzohet për rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe për grumbullimin me forcë të parave në qytete të ndryshme të Gjermanisë për organizatën terroriste.

PKK-ja bën pjesë në listën e Bashkimit Evropian për organizatat terroriste.



Lajme të ngjashme