Austria përgatit kontroll të gjerë të kufijve në rast emigracioni masiv

Austria planifikon vendosjen e një kontrolli të gjerë në 12 vendkalime kufitare në rast të një ballafaqimi masiv me valën e emigrantëve gjatë muajve të ardhshëm, deklaroi të martën ministrja austriake e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner.

Austria përgatit kontroll të gjerë të kufijve në rast emigracioni masiv

Ajo shtoi se bëhej fjalë për 12 pika vendkalimi kufitar me Hungarinë, Slloveninë dhe Italinë.

"Kontrollet kufitare do të përfshijnë gjithashtu kontrollin e njerëzve, automjeteve dhe trenave", theksoi Mikl-Leitner.

Ndërkohë, Kancelari austriak, Werner Faymann, paralajmëroi se Vjena i ka intensifikuar angazhimet për kontrolle shtesë në disa vendkalime kufitare në jug të vendit.

Ai theksoi se përgatitjet duhet t'u mundësojnë autoriteteve të reagojnë në mënyrë urgjente në rast të rritjes së numrit të emigrantëve.



Lajme të ngjashme