OSDH: 9 të vdekur pas një sulmi ajror kundër një spitali të MSF-së

OSDH: 9 të vdekur pas një sulmi ajror kundër një spitali të MSF-së

432872
OSDH: 9 të vdekur pas një sulmi ajror kundër një spitali të MSF-së

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se 9 persona, mes tyre një fëmijë, u vranë gjatë një ofensive ajrore, me shumë gjasa ruse, kundër një spitali të mbështetur nga Mjekët pa Kufij (MSF), në veri të Sirisë.

“Ndërtesa që ishte shndërruar në një spital të mbështetur nga MSF-ja u shkatërrua plotësisht nga bombardimet e avionëve në Hadiye, një lokalitet në jug të Maaret al-Noomane”, njoftoi organizata.

“Nga sulmet ajrore u regjistruan dhjetëra të plagosur”, shtoi OSDH-ja.

MSF-ja mbështet rreth 150 spitale në territorin e Sirisë.



Lajme të ngjashme