Gjermani: Dështimi i Evropës mbi refugjatët në shërbim të DAESH-it

Gjermani: Dështimi i Evropës mbi refugjatët në shërbim të DAESH-it

Gjermani: Dështimi i Evropës mbi refugjatët në shërbim të DAESH-it

Paaftësia e Bashkimit Evropian për t'i dhënë një përgjigje të koordinuar fluksit të refugjatëve kryesisht atyre sirianë bën lojën e grupit DAESH, vlerësoi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

“Kriza më e madhe është e rendit moral. Pasi solidariteti mes vendeve të BE-së kërcënohet nga erozioni. Premtimi i së ardhmes që është Evropa pas 70 vitesh, ky model lirie dhe vlerash po kërcënohet nga ksenofobia dhe nacionalizmi. Është uji për mullirin e DAESH-it”, theksoi ajo në hapje të konferencës mbi sigurinë në Mynih.

“Meqë presioni emigrant peshon para së gjithash mbi Evropën (…) nevojitet një përgjigje sistematike dhe mbi të gjitha evropiane”, vazhdoi ministrja gjermane.

Gjermania ka pritur më shumë se një milion azilkërkues në vitin 2015 dhe kërkon që partnerët evropianë të presin më shumë refugjatë.



Lajme të ngjashme