Qipro - Eide: Lajmet në shtyp hera-herës shkakojnë konfuzion

Vijon procesi i negociatave për zgjidhjen e qëndrueshme në Qipro. Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, ka pritur në takim këshilltarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

431627
Qipro - Eide: Lajmet në shtyp hera-herës shkakojnë konfuzion
Espen Barth Eide Mustafa Akıncı

Liderët do të mblidhen të shtunën në kuadër të negociatave për një paqe të qëndrueshme në Qipro.

Para mbledhjes, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, ka pritur në takim këshilltarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

Këshilltari i posaçëm Eide, pas takimit rreth 1 orë e gjysmë të gjatë, organizoi një konferencë për shtyp.

Eides iu pyetën deklaratat e liderit grekoqipriot, Nikos Anastasiadis, në lidhje me presidencën me rotacion.

“Lajmet që qarkullojnë në shtyp, hera-herës shkaktojnë konfuzion. Nëse i lexoni deklaratat e tij, do të kuptoni se Anastasidisi thjesht ka thënë që njëra palë ka shprehur një mendim dhe pala tjetër një opinion të kundërt, por që këto janë duke u negociuar", tha politikani norvegjez, Espen Barth Eide.


Lajme të ngjashme