Vazhdon të rritet tensioni mes SHBA dhe Turqisë

Deklaratat e Kirbyt mbështeten nga zëvendësi i tij Toner.

Vazhdon të rritet tensioni mes SHBA dhe Turqisë
Vazhdon të rritet tensionimi SHBA-Turqi në lidhje me organizatën terroriste PYD
Vazhdon të rritet tensionimi SHBA-Turqi në lidhje me organizatën terroriste PYD

Deklaratat përkrahëse të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, në lidhje me PYD-në, që është zgjatimi i PKK-së në Siri, kësaj radhe erdhën edhe prej zëvendësit të tij, Mark Toner, gjatë konferencës ditore për shtyp. “Ne kuptojmë shqetësimet e jetuara nga PKK-ja. Mirëpo mes PKK-së dhe PYD-së ka shumë dallim. Ne nuk kemi mendim të njëjtë me Turqinë në lidhje me këtë çështje", u shpreh Toner.

Vazhdon të rritet tensionimi që jetohet me SHBA-në në lidhje me organizatën terroriste PYD.

Deklaratat përkrahëse të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Xhon Kirbi (John Kirby) në lidhje me PYD-në që është zgjatimi i PKK-së në Siri, kësaj radhe erdhën edhe prej zëvendësit të tij Mark Toner gjatë konferencës ditore për shtyp.

Zëvendëszëdhënësi Toner deklaroi se përkrahja ndaj PYD-së vazhdon.

Tonerit iu rikujtuan kritikat e Presidentit Erdoan ndaj qëndrimit të udhëheqjes së Uashingtonit në lidhje me organizatën në fjalë.

Duke e bërë të ditur se Turqia dhe Amerika janë dy vende partnere dhe aleate, Toner tha se me autoritetet turke janë kryer bisedime të thella dhe serioze.

“Ne kuptojmë shqetësimet e jetuara nga PKK-ja. Mirëpo mes PKK-së dhe PYD-së ka shumë dallim. Ne nuk kemi mendim të njëjtë me Turqinë në lidhje me këtë çështje", u shpreh Toner.

Duke përsëritur thirrjen e bërë ndaj organizatës separatiste për ti dhënë fund sulmeve në Turqi, Toner tha: “Autoritetet turke kanë obligim për tu kundërpërgjigjur ndaj sulmeve të PKK-së. Shpresa jonë dhe kërkesa është që të ulet tensioni dhe të kthehen në tavolinën e negociatave".

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se zyrtarët turq i treguan zyrtarëve amerikan dokumente për lidhje mes PKK-së dhe PYD-së, Mark Toner u përgjigj kështu: “Ne kemi kontakte të vazhdueshme me Turqinë. Ne do të mirëpresim çdo lloj informate të re".

Presidenti Erdoan në fjalimin e tij të djeshëm iu drejtua udhëheqjes amerikane me këto fjalë: “Edhe PYD edhe YPG janë organizata terroriste ashtu siç është edhe PKK-ja. Amerikë, sa herë ju kam thënë, a jeni ju me ne apo me organizata terroriste PYD dhe YPG".



Lajme të ngjashme