Izrael-Delegacionit të PE-së i pengohet hyrja në Rripin e Gazës

Deputetja irlandeze, Martina Andreson thotë se hyrja e tyre në Rripin e Gazës është penguar nga ana e Izraelit pa asnjë arsyetim.

Izrael-Delegacionit të PE-së i pengohet hyrja në Rripin e Gazës

Autoritetet izraelite kanë penguar mëngjesin e sotëm hyrjen e delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) në Rripin e Gazës, deklaroi deputetja irlandeze Martina Andreson.

Siç theksoi Anderson, delegacioni ka qenë i penguar të vizitojë Gazën dhe kjo është bërë pa ndonjë arsyetim, ndërkohë që sqaron se qëllimi i saj ka qenë të bëhet vlerësimi i dëmeve gjatë operacionit të ushtrisë izraelite në vitin 2014, si dhe të shihet rezultati i projekteve të financuara nga BE-ja.

"Refuzimi sistematik që i bëhet hyrjes së delegacionit të PE-së në Gazë është i papranueshëm. Parashtrohet pyetja, çka është duke fshehur qeveria izraelite? Nuk duhet hequr dorë nga populli i Gazas", deklaroi Anderson në cilësi të shefes së grupit shtatë anëtarësh.

Ajo rikujtoi se PE-së i refuzohet hyrja në Gazë që nga viti 2011.

Në bazë të të dhënave të Kombeve të Bashkuara, gjatë operacionit "Vija mbrojtëse" i zbatuar në Gazë, në verën e vitit 2014 janë vrarë 2.200 palestinezë nga të cilët 1.490 civilë dhe mbi 500 fëmijë. Nga pala izraelite u vranë 66 ushtarë dhe gjashtë civilë.

Së paku 18 mijë njësi banimi janë shkatërruar ose dëmtuar në masë të madhe.



Lajme të ngjashme