Forcat e regjimit të Esadit intensifikojnë sulmet ndaj Halepit

Mësohet se në luftimet e ashpra që zhvillohen prej fillimit të shkurtit e këtej numri i të vrarëve në qytet doli në 500.

Forcat e regjimit të Esadit intensifikojnë sulmet ndaj Halepit

Forcat e regjimit të Esadit të mbështetura nga ana e Rusisë ditëve të fundit ka intensifikuar sulmet me qëllim të marrjes nën kontroll të Halepit.

Sipas të dhënave nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëhet e ditur se në luftimet e ashpra që zhvillohen prej fillimit të shkurtit e këtej numri i të vrarëve në qytet doli në 500.

Kombet e Bashkuara njoftuan se në rast se qyteti merret nën rrethim 300 mijë persona do të mbeten pa furnizim me ushqim.

Udhëheqja e Uashingtonit mbron qëndrimin se operacionet ushtarake ruse në Halep nuk shërbejnë për asgjë tjetër veçse për të ndihmuar regjimin e Esadit për të sulmuar civilët në mënyrë sistematike dhe të gjerë.

Burimet ushtarake amerikane bëjnë të ditur se masakrat në pikën e arritur janë në nivel të shkatërrimit të civilëve sirian.

Në anën tjetër burimet perëndimore bëjnë të ditur se Rusia propozoi një armëpushim që do të fillonte më 1 mars, mirëpo mësohet se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me këtë propozim.



Lajme të ngjashme