SHBA – Clapper: Koreja e Veriut ka kapacitetet për prodhimin e plutoniumit

Koreja e Veriut ka kapacitetet për prodhimin e plutoniumit në kompleksin bërthamor të Yongbyonit dhe është e aftë për ta zotëruar këtë lëndë për disa javë ose muaj, sipas drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA, James Clapper.

SHBA – Clapper: Koreja e Veriut ka kapacitetet për prodhimin e plutoniumit

“Ne besojmë se Koreja e Veriut ka vënë në punë reaktorin e saj për të nisur grumbullimin e plutoniumit për një periudhë afatshkurtër”, sqaroi ai në një raport vjetor mbi vlerësimin e kërcënimeve globale.

Raporti vë në dukje gjithashtu se Pheniani ka përcaktuar prodhimin e një rakete bërthamore me rreze të gjatë veprimi duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Koreja e Veriut ka shfaqur publikisht këtë lloj rakete, KN08, por nuk ka kryer ende testin në fluturim”, nënvizoi Clapper.



Lajme të ngjashme