NATO: Sulmet e Rusisë po thellojnë krizën siriane

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se sulmet e Rusisë në Siri po minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj krizës dhe po e thellojnë më tej atë.

NATO: Sulmet e Rusisë po thellojnë krizën siriane

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke vënë në dukje se në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të mbahet të mërkurën do të diskutojnë çështjen e Sirisë, u shpreh se koalicioni në luftën kundër DAESH-it mund të rrisë kapacitetet.

Ndër të tjera ai duke theksuar se NATO me qëllim për ti dhënë fund vuajtjeve në Siri mbështet të gjitha përpjekjet e treguara për të nisur një tranzicion politik dhe për të arritur një armëpushim tha se: "Sulmet ajrore të Rusisë, të cilat në të shumtën e rasteve kanë në objektiv opozitarët, minojnë këto përpjekje dhe dhjetëra mijëra persona si pasojë janë dëbuar drejt Turqisë. Kjo, krizën aktuale e bën edhe më të pashpresë dhe e përkeqëson akoma edhe më shumë. Aktivitetet ajrore në rritje të Rusisë në Siri, në të njëjtën kohë shkaktojnë edhe shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s. Dislokimet në masë të madhe ushtarake të Rusisë në Siri dhe në Mesdheun Lindor ndryshojnë balancën strategjike dhe shkaktojnë tensione në rajon. Për këtë më shumë se kurrë seriozisht është e nevojshme ulja e tensioneve dhe gjetja e një zgjidhjeje politike emergjente".

Gjithashtu Stoltenberg u shpreh se sulmet ajrore të Rusisë në Siri janë një burim i madh shqetësimi për Aleancën. Ai duke vënë në dukje se "për këtë arsye për vite me radhë ne jemi dëshmitarë të vuajtjeve, masakrave dhe dhunës së tmerrshme në Siri", ka pohuar se në vendimin e marrë në muajin dhjetor nga KS i OKB-së parashikohet ndalimi i sulmeve ajrore të cilat shkaktojnë vdekjen e civilëve.



Lajme të ngjashme