Zv.Ministri i Jashtëm rus, Bogdanov takohet me bashkëkryetarin e PYD Salih Muslim

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se në takimin e mbajtur ditën e djeshme janë negociuar zhvillimet në Siri dhe bisedimet e Sirisë të mbajtura në Gjenevë.

Zv.Ministri i Jashtëm rus, Bogdanov takohet me bashkëkryetarin e PYD Salih Muslim

Përfaqësuesi special për Lindjen e Mesme dhe Afrikën i Presidentit rus Vladimir Putin, Zv.ministri i Jashtëm Mihail Bogdanov, u takua me Salih Muslim bashkëkryetarin e PYD e cila në Siri është krahu i armatosur i organizatës terroriste PKK.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se në takimin e mbajtur ditën e djeshme janë negociuar zhvillimet në Siri dhe bisedimet e Sirisë të mbajtura në Gjenevë të Zvicrës nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara.

Bogdanov ka theksuar se rezoluta e KS-OKB me nr. 2254 duhet të zbatohet nga të gjithë qeveritë dhe se në bisedimet e Sirisë bashkë me qeverinë e Sirisë duke përfshirë dhe grupet kurde duhet të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë opozitarëve.



Lajme të ngjashme