Rusia infiltron agjentë në radhët e DAESH-it

Agjentët nga Republika ruse e Çeçenisë janë dërguar në Siri për tu infiltruar në radhët e DAESH-it.

Rusia infiltron agjentë në radhët e DAESH-it

Agjentë me origjinë nga republika ruse e Çeçenisë janë dërguar në Siri për t'u infiltruar në radhët e organizatës së DAESH-it dhe për t'i ardhur në ndihmë aviacionit rus në sulmet ajrore kundër xhihadistëve, njoftoi sot lideri çeçen pro-rus, Ramzan Kadyrov.

“Tashmë është momenti i duhur për të falënderuar luftëtarët, të cilët ndodhen në terren duke marrë parasysh rrezikun dhe dëshmuar arritjet e aviacionit rus”, njoftoi televizioni publik rus “Rossiya” në një reportazh kushtuar Ramzan Kadyrovit që do të transmetohet nesër në mbrëmje i plotë por një pjesë është tashmë në dispozicion.

Reportazhi paraqet më pas presidentin çeçen në një kamp trajnimi të forcave speciale në Çeçeni. Referuar televizionit “Rossiya 1”, Kadyrov pohon se ka dërguar kontingjentin më të kualifikuar të ushtarëve në Siri për t'u infiltruar në bazat e organizatës xhihadiste.

Ky rrjet agjentësh po mbledh informacione të vlefshme rreth numrit dhe kombësisë së luftëtarëve të DAESH-it, duke ndihmuar gjithashtu në identifikimin e shënjestrave për aviacionin rus, i cili po ndërmerr një fushatë të gjerë sulmesh ajrore në Siri prej 30 shtatorit.



Lajme të ngjashme