Kina feston Vitin e Ri

Sipas kalendarit kinez 8 shkurti konsiderohet edhe si Viti i Ri, edhe si dita e parë e festivalit të pranverës.

Kina feston Vitin e Ri
çin yeni yıl kutlamaları.jpg
çin yeni yıl kutlamaları2.jpg
çin yeni yıl kutlamaları3.jpg
çin yeni yıl kutlamaları4.jpg

Në Kinë nisi Viti i Ri sipas kalendarit tradicional kinez.

Kina dhe shumë vende aziatike po bëhen skenë e festimeve nga më të larmishmet.

Sipas kalendarit kinez 8 shkurti konsiderohet edhe si Viti i Ri, edhe si dita e parë e festivalit të pranverës.

Festimet për Vitin e Ri dhe festivalin e pranverës nisën në mbrëmje.

Në fakt vendi kishte ditë që po përgatitej për këtë festë.

Rrugët u zbukuruan, tempujt u ndriçuan. Çarshitë dhe tregjet u mbushën plot e përlot me njerëz e gjallëri.

Në qytetet e mëdha u organizuan koncerte, veçanërisht në kryeqytetin e vendit, Pekin.

Në orët e mëngjesit me mijëra njerëz vërshuan drejt tempujve. U bënë lutjet e rastit dhe u shprehën dëshirat. Shumë njerëz shprehën një dëshirë duke hedhur monedha në pishinat e tempujve.

Sipas kalendarit tradicional kinez ky është viti i majmunit.

Kinezët përdorin 12 kafshë në kalendarin e tyre.

Çdo vit hëna e re mes 21 janarit dhe 21 shkurtit konsiderohet si nisja e vitit të ri.

Viti i Ri kinez festohet gjithashtu në shumë vende aziatike, siç janë: Malajzia, Indonezia, Japonia dhe Filipinet.


Lajme të ngjashme