Kanadaja më 22 shkurt u jep fund sulmeve ajrore në Irak dhe Siri

Kanadaja më 22 shkurt u jep fund sulmeve ajrore në Irak dhe Siri

Kanadaja më 22 shkurt u jep fund sulmeve ajrore në Irak dhe Siri

Qeveria e kryeministrit, Justin Trudeau njoftoi se Kanadaja do t'u japë fund sulmeve ajrore kundër DAESH-it në Irak dhe Siri më 22 shkurt.

Trudeau kishte premtuar gjatë fushatës së fundit elektorale për tërheqjen e gjashtë avionëve F-18, të angazhuar me koalicionin ndërkombëtar.

”Kanadaja do të trefishojë numrin e forcave speciale në veri të Irakut dhe do të alokojë një ndihmë me vlerë 1,6 miliardë dollarë kanadezë për tri vitet e ardhshme”, tha qeveria në një komunikatë.

”Dy avionë survejimi dhe një avion furnizimi, që shoqëronin F-18-at, do të vazhdojnë të qëndrojnë si formacion i koalicionit ndërkombëtar”, deklaroi ministri kanadez i Mbrojtjes, Harjit Sajjan.


Fjalët Kyçe: Kanada , Justin Trudeau , DAESH

Lajme të ngjashme