Gjermani-Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor doli në 8

Në këtë aksidenti janë lënduar 150 persona, në mesin e të cilëve 50 janë në gjendje të rëndë.

Gjermani-Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor doli në 8
almanya tren kazası.jpg
tren kaza almanya.jpg

Si pasojë e aksidentit hekurudhor në qytetin Bad Aibling të provincës së Bavarisë në Gjermani, numri i të vdekurve u rrit në 8.

Në deklaratën e Drejtorisë së policisë në Oberbayern Süd, u njoftua se jetën e kanë humbur 8 persona, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur rëndë dhe 100 persona janë plagosur lehtë.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Oberbayern Süd-it, Stefan Sonntag për kanalin televiziv privat gjerman N24, theksoi se shqetësohen se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa shtoi se të plagosurit janë transferuar nëpër spitale private me helikopterë.

Ai theksoi se me vështirësi mund të arrihet në vendngjarjen e incidentit duke shtuar se për këtë shkak punimet e kërkim-shpëtimit zhvillohen me vështirësi.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i Policisë Federale Rainer Scharf theksoi se numër i madh i ekipeve të shpëtimit nga vende të ndryshme vazhdojnë punimet e tyre në vendngjarje.

Scharf theksoi se në vendin ku janë përplasur trenat gjendet një linjë hekurudhore, ndërsa bëri të ditur se pas përplasjes vagonët e trenit janë rrëzuar.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ende nuk mund të thuhet asgjë në lidhje me shkakun e aksidentit.



Lajme të ngjashme