Gjermani-4 të vdekur dhe qindra të plagosur në një aksident hekurudhor

Zëdhënësi i policisë, Stefan Sonntag tha se dy trena rajonale u përplasën kokë-më kokë në rrugën e vetme në mes të Rosenheim dhe Holzkirchen.

429346
Gjermani-4 të vdekur dhe qindra të plagosur në një aksident hekurudhor

Zëdhënësi i policisë, Stefan Sonntag tha se dy trena rajonale u përplasën kokë-më kokë në rrugën e vetme në mes të Rosenheim dhe Holzkirchen pak para orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Sonntag tha se të paktën 4 persona kanë vdekur në aksident, por rasti i aksidentit është aq konfuze sa që ende nuk posedonte asnjë numër të saktë rreth të plagosurve dhe të vdekurve.

"Ky është aksidenti më i madh që kemi pasur në vite në këtë rajon dhe ne kemi shumë mjekë të urgjencës, auto-ambulanca dhe helikopterë në vendin e ngjarjes", ka thënë Sonntag.

Ai tha se disa njerëz ende janë të bllokuar nën rrënojat e trenit dhe ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të shpëtuar ata.

Policia tha se të paktën dy persona kanë vdekur dhe rreth 100 janë plagosur, prej të cilëve 10 janë më rëndë.



Lajme të ngjashme