SHBA - Gati 1,8 miliardë dollarë për parandalimin e virusit Zika

"Administrata amerikane do t’i paraqesë një kërkesë Kongresit për zhbllokimin e 1,8 miliardë dollarëve nga fondet e emergjencës për parandalimin dhe luftën kundër virusit Zika", njoftoi Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate.

SHBA - Gati 1,8 miliardë dollarë për parandalimin e virusit Zika

Shumica e rasteve të infeksionit nga virusi në SHBA janë si rrjedhojë e personave, që kanë udhëtuar në zonat e infektuara nga mushkonjat transmetuese të sëmundjes. Tashmë autoritetet amerikane kanë konfirmuar një rast të infeksionit seksualisht të transmetueshëm.

Fondet do të përdoren për përgatitjen sa më mirë të vendit me ndikimin e sëmundjes, e cila po përhapet në mënyrë mjaft të shpejtë në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore, por gjithashtu edhe në Porto-Riko, territor amerikan.

Autoritetet i tremben veçanërisht ardhjes së stinës së pranverës dhe të verës, pasi mushkonjat bartëse të virusit Zika të mos prekin pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kërkesa u paraqit në Kongres", sqaroi Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje për datën e saktë të shqyrtimit të kësaj çështjeje.



Lajme të ngjashme