BE-ja dhe NATO pro ndihmës për qeverinë e unitetit kombëtar në Libi

BE-ja dhe NATO u shprehën pro mbështetjes të një qeverie të mundshme të unitetit në Libi, pas kërcënimit në rritje DAESH-it, bënë të ditur një grup zyrtarësh në Amsterdam.

BE-ja dhe NATO pro ndihmës për qeverinë e unitetit kombëtar në Libi

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen e mundshme për një qeveri të unitetit kombëtar, kryesisht në planin e sigurisë, për formimin sa më të shpejtë të saj me shpresën për një mirë qeverisje”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini, gjatë një konference shtypi në Amsterdam (Holandë).

Libia, një vend i përfshirë aktualisht nga kaosi politik po qeveriset nga dy qeveri dhe parlamente kundërshtare, një çështje e vënë në qendër të bisedimeve të ministrave evropianë të Mbrojtjes në Amsterdam gjithashtu i ftuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi u pasua nga takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Një ditë më parë, Pentagoni vlerësoi se numri i anëtarëve të DAESH-it është dyfishuar në Libi ndërsa po shënon rënie në Irak dhe në Siri.



Lajme të ngjashme