Stoltenberg: Sulmet ajrore ruse në Siri minojnë bisedimet e paqes

Sulmet ajrore ruse në Siri po minojnë përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në vend, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, disa ditë pasi një ofensivë ushtarake e regjimit detyroi pezullimin e bisedimeve të paqe në Gjenevë.

Stoltenberg: Sulmet ajrore ruse në Siri minojnë bisedimet e paqes

Rusia është kritikuar nga Perëndimi për mbështetjen ushtarake të presidentit Beshar Esadit, aleat i Moskës, me fushatën e bombardimeve kundër rebelëve që ka filluar që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë, edhe një koalicion nën drejtimin amerikan po kryen sulme ajrore në Siri duke shënjestruar DAESH-in.

Shumë fuqi rajonale dhe perëndimore kanë kritikuar Rusinë për goditjen ajrore të rebelëve që ato mbështesin.

Bisedimet për paqen në Siri, të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe që po zhvillohen në Gjenevë, u pezulluan këtë javë pas fushatës ajrore të bombardimeve nga rusët dhe trupat e regjimit kundër zonave nën kontrollin e rebelëve që qytetin e Halepit.

"Sulmet ruse, të drejtuara kundër opozitës në Siri, po minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit", deklaroi Stoltenberg në Amsterdam.

"Aktiviteti ajror rus po krijon tensione dhe shkelje edhe të hapësirës ajrore turke", theksoi ai.


Fjalët Kyçe: Jens Stoltenberg , NATO , Beshar Esad

Lajme të ngjashme