Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Irani: Ndërprerja e bisedimeve për Sirinë, ‘e përkohshme’

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Muhamed Xhevad Zarif u shpreh besimplotë se ndërprerja e bisedimeve të paqes për çështjen e Sirisë nuk është veçse e “përkohshme”.

Irani: Ndërprerja e bisedimeve për Sirinë, ‘e përkohshme’

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif u shpreh besimplotë se ndërprerja e bisedimeve të paqes për çështjen e Sirisë nuk është veçse e “përkohshme”, duke u bërë thirrje faktorëve të jashtëm të mos kenë aspak ndikim në proces.

Pas gjashtë ditë bisedimesh me regjimin sirian nga njëra anë dhe opozitës nga ana tjetër, emisari i OKB-së Staffan de Mistura njoftoi një ditë më parë në Gjenevë një ndërprerje në këto negociata, për të nisur etapën e një zgjidhjeje politike të konfliktit.

Diplomati i OKB-së refuzoi të flasë për dështimin e bisedimeve pasi pohoi se është përcaktuar data 25 shkurt për rifillimin e negociatave, por ende mbetet e pasigurt.

Ne shpresojmë që ndërprerja e bisedimeve në Gjenevë të jetë e përkohshme”, deklaroi në Londër Muhamed Xhevad Zarif, gjatë Konferencës së Donatorëve për viktimat civile të konfliktit.


Lajme të ngjashme