Opozita siriane: Qeveria po kërkon dështimin e bisedimeve të paqes

Delegacioni i opozitës siriane e akuzoi qeverinë e Damaskut se po kërkon dështimin e procesit të paqes që vazhdon me raundin e ri të bisedimeve në Gjenevë.

Opozita siriane: Qeveria po kërkon dështimin e bisedimeve të paqes

Delegacioni i opozitës siriane, që ndodhet në Gjenevë për një raund të ri bisedimesh për paqen, akuzoi të martën qeverinë e Damaskut se po kërkon dështimin e procesit të paqes, përderisa ka ndërmarrë që prej ditës së djeshme një ofensivë në veri të vendit për të marrë nën kontroll një korridor që lidh qytetin e Halepit me kufirin turk.

Një nga kushtet e bisedimeve opozitë-qeveri në Gjenevë është edhe ndërprerja e sulmeve të trupave të regjimit kundër civilëve sirianë.

Ndërkaq, një anëtar i këtij delegacioni akuzoi edhe komunitetin ndërkombëtar për verbëri ndaj bombardimeve të ushtrisë dhe të trupave ruse, që kanë shkaktuar shumë viktima.



Lajme të ngjashme