Gjenevë – Bisedimet për Sirinë në teh të thikës

Përfaqësuesi i OKB-së, Staffan Mistura u takua me delegacionin e qeverisë së Damaskut, ndërsa delegacioni i opozitës e refuzon takimin me Mistuara pa u plotësuar më parë kërkesat e tyre.

Gjenevë – Bisedimet për Sirinë në teh të thikës

Në kuadër të bisedimeve të Sirisë në Gjenevë Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Mistura fillimisht pati një takim me delegacionin e regjimit.

Kryetari i këtij delegacioni, Xhaferi kërkoi nga Mistura listën e delegatëve të opozitarëve si dhe propozimet e tyre për agjendën e bisedimeve indirekte.

Takimi zgjati rreth 3 orë dhe nuk dihet se është shënuar apo jo ndonjë përparim.

Opozitarët deklaruan se përfaqësuesi i vetëm i tyre është Komiteti i Lartë për Bisedime me seli në Riad.

Zëdhënësi i Komitetit të Lartë për Bisedime, Salim al-Muslat tha se pjesa tjetër e opozitarëve ose janë ftuar në Gjenevë, ose gjenden aty si këshilltarë të Misturas.

Muslat e akuzoi regjimin sirian se po kryen krime kundër njerëzimit dhe përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për ndalimin e bombardimeve. –“Pa u realizuar këto nuk do të negociojmë me delegacionin e qeverisë”, u shpreh ai.

Zëdhënësi i Misutaras gjysmë ore para fillimit të takimit me opozitën bëri të ditur se gjatë ditës nuk ishte planifikuar ndonjë takim i ri.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov tha se kanë pranuar pjesëmarrjen individuale të Ahrar'ush Damask dhe Xhejl'ush Islamit në bisedimet e Gjenevës.

Në ditët që lamë pas regjimi i Esadit kishte deklaruar se nuk do të pranonin kurrë përfshirjen e Ahrar'ush Damaskut dhe Xhejl'ush Islamit në grupin e opozitarëve.

Nga ana tjetër zyrtarët e OKB-së bënë të ditur se regjimi sirian ka pranuar lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare në 3 qyteza, ku bën pjesë edhe Madaya.

Me qindra njerëz që jetojnë në këto 3 qyteza, të rrethuara për disa muaj, kërcënohen me rrezikun e vdekjes nga uria.



Lajme të ngjashme