Forcat ruse dhe të regjimit të Esadit përqendrohen në linjën Halep-Turqi

Rusia dhe regjimi i Esadit po ndërmarrin sulme intensive për të mbyllur korridorin strategjik që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

Forcat ruse dhe të regjimit të Esadit përqendrohen në linjën Halep-Turqi

Rusia dhe regjimi i Esadit po ndërmarrin sulme intensive për të mbyllur korridorin strategjik që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve mes kufirit të Turqisë dhe qytetit Halep në veri të Sirisë.

Avionët rusë që prej 3 ditësh po bombardojnë në mënyrë intensive korridorin nën kontrollin e opozitarëve i cili ofron lidhjen e Halepit me Turqinë. Ndërsa forcat e Esadit me mbështetjen e milicëve iranianë po sulmojnë nga lindja e korridorit.

Korridori nën kontrollin e opozitarëve, i cili mbetet në lindje të rajoneve Nubul dhe Zehra që janë nën kontrollin e regjimit dhe janë të populluara me shumicë Shiite, është zvogëluar me një gjatësi afërsisht prej 6 kilometra. Ditën e djeshme fshatrat Tel Xhibin, Duvejr Zejtun dhe Hırdetejn kaluan nën kontrollin e regjimit. Kështu korridori, i cili ishte 9 kilometra me përparimin e forcave të regjimit është zvogëluar në 6 kilometra.



Lajme të ngjashme